Kur bëhet fjalë për djalin e tij, mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci sërish është shumë i ndjeshëm duke përlotur të gjithë me deklaratën e tij.
Sëmundja e djalit të tij, Matteo e ka shqetësuar së tepërmi lojtarin e ‘Zonjës së Vjetër’ aq shumë sa që ka menduar që t’i japë lamtumirë futbollit, shkruan “Calciomercato.it”, raporton SYRI.NET.
“Pas operacionit filloi pritja e shenjave të përmirësimit. Gjatë asaj kohe më ka shkuar mendja të lë largohem nga futbolli. Obligimi për të menduar për punë ishte i pamundur kur kam dalin sëmurë. Frika zgjati deri në korrik dhe nuk e dija që do ia dilja”, deklaroi Bonucci për të përditshmen italiane “La Repubblica”.
Fatmirësisht Matteo u rikuperua dhe është në gjendje më të mirë shëndetësore.