Atmosfera në skuadrën e Dritës është shumë e mirë edhe pas ardhjes së trajnerit boshnjak, Amir Alagic, edhe pse ishte spekuluar nëpër disa media se ka thënë fjalë fyese për shumicën e lojtarëve e që nuk ishte e vërtetë fare.

Ai dhe lojtarët e tij po përgatiten maksimalisht për derbin e madh të së premtes, e njëri prej atyre që shpreson shumë është edhe sulmuesi Semir Zeneli.

Ai në fund të interistës me redaksinë tonë tha fjalë të mëdha dhe bombastike.

Si po shkojnë përgatitjet para derbit?

Përgaditjet për derbin po shkojnë shumë mirë pasi ato janë maksimalisht serioze dhe të forta për këtë ndeshje.  E dimë rëndësin e madhe të kësaj ndeshje për tifozët tanë dhe për ne, andaj  shpresoj se do t’ia dalim .

 Jeni më keq në tabelë, pork jo ju motivon edhe më shumë të luani kundër Gjilanit?

Pozita tabelare në derbi nuk domethënë asgjë, pasi derbin e fitojnë ata që janë më të përgaditur mentalisht, sepse presioni është i madh i dy ekipeve.

Sa jeni të kënaqur me trajnerin e ri, i cili e ka marr shumë serziosht punën në klub dhe derbin?

Trajneri ka sjell një frymë të re në ekip. Është trajner që din t’ia ngrit moralin ekipit dhe po punohet shumë me të në aspektin taktik dhe shpresoj se do të na ec mirë me të.

Sa jane gjasat qe ju ta fitoni kete ndeshje?

Nuk mund  të them për gjasa sa kemi ne apo Gjilani sepse është derbi dhe aty janë tri rezultatet në lojë.  Vetem një gjë e di se lojtarët e Drites do të japin atomin e fundit ta kthejn Dritën aty ku e ka vendin.

A ke ndonje porosi per kundershtarin?

Sa i perket porosisë për kundershtarin, nuk kisha me thon diçka.  Gjilani është i kalter edhe ashtu do të jetë gjithmonë.

Artikulli paraprakDe Biasi fton edhe dy futbollistë nga Kosova në Kombëtare
Artikulli tjetërBarcelona për vitin 2017, e ka objektiv primar argjentinasin