Futbollisti i Barcelonës, Nelson Semedo është bërë i famshëm këtë verë jo për shkak të paraqitjeve të tij të para, por për një incident në stërvitje me Nejmar. Ata patën një konfrontim, pasi mbrojtësi i ndërhyri brazilianit disi ashpër në stërvitje. Semedo ka sqaruar incidentin sot për mediat iberike.

“Ishte një situatë normale në stërvitje, por mori një tjetër rrjedhë. Nuk ndikoi te unë sepse kisha mbështetjen e miqve të mi. Unë sapo kisha mbërritur dhe një ndër lojtarët me më shumë ndikim në ekip përfshihet në konflikt me mua. Isha i mërzitur në atëkohë, por e kalova sepse kuptova: Ai është në një kohë të vështirë, dhe kërkon të largohet”, ka thënë Semedo.

Futbollisti portugez më tej e ka cilësuar veten me fat që luan në një ekip me Mesin dhe në një kombëtare me Ronaldon.

Artikulli paraprakE jashtëzakonshme! Policia gjuan me plumba gome futbollistët (FOTO)
Artikulli tjetërPost F1, Hamilton ka projekte të tjera