Sekreti i Juventus-it quhet stadium!

Në shtëpi, bardhezinjtë kanë numra mbresëlënës. Një seri triumfesh e vështirë për t’u përsëritur që e vendos skuadrën e Allegri në majë, jo vetëm në Itali, por edhe në Europë.

Pas ndeshjes kundër Inter, bardhezinjtë kanë rritur edhe më tej rekordin e fitoreve radhazi në shtëpi në Serie A. 28 suksese të njëpasnjëshme, si askush në të kaluarën.

Por jo vetëm kaq. Që nga dita e inaugurimit të stadiumit të ri, askush në Europë nuk ka fituar më shumë ndeshje brenda, 90 triumfe. Duke parë statistikat dallojmë se disfata e fundit e ekipit të Allegri në shtëpi ka qenë në gusht 2015, Juventus-Udinese 0-1.

Më parë, Juve kishte humbur në shtëpi vetëm dy herë të tjera, kundër Inter dhe kundër Sampdorias.

Që nga 11 shtatori 2011 kur Juventus debutoi në “Juventus Stadium” bardhezinjtë kanë humbur vetëm tre ndeshje në shtëpi, më pak se çdo ekip tjetër në Europë. Juve ka pësuar 54 gola në ndeshjet e luajtura brenda gjatë pesë viteve të fundit, vetëm Bayern Munich (51) dhe Monaco (53) kanë pësuar më pak gola në të pesë kampionatet kryesore në Europë.

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh me Thomas Muller?
Artikulli tjetërSkuadra angleze i ofron 1 mln euro për katër muaj…