Sebino Plaku i rikthehet një dashurie të vjetër. Sulmuesi 35-vjeçar ka firmosur këtë të hënë me Kastriotin, duke u rikthyet te krutanët, por dhe në Superiore, ku do të vazhdojë karrierën e tij pas aventurës me Gjilanin.

Plaku, është prezantuar nga vetë klubi i Kastriotit, skuadër me të cilën është aktivizuar dhe në sezonin 2011/2012 në Kategorinë Superiore, ku shfaqi cilësitë e tij si një sulmues me nuhatje të jashtëzakonshme përpara portës.

Afrimi i Plakut te Kastrioti do të jetë tashmë një vlerë e shtuar për skuadrën e Ndreut në fazën e sulmit, që shpreson të bëjë mirë në këtë sezon të Superiores duke i besuar dhe gjetjen e golit një njohësi të mirë të Superiores.

Plaku ishte larguar verën e larguar nga Shqipëria, pas dy vitesh te Kamza, për të firmosur me Gjilanin, skuadër ku fitoi dhe të drejtën për të luajtur në Europë me bardhekuqtë e drejtuar nga Gentian Mezani.

Në Superiore në këtë kaluarën, Plaku ka fituar 3 herë titullin kampion, me Skënderbeun, të parin pikërisht pas kalimit në merkato dimërore nga Kastrioti te korçarët.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here