Arsenal do të kërkojë 80 milionë funte për Alexis Sanchez pasi Manchester City përgatitet të bëjë ofertën e parë zyrtare.
Zyrtarët e lartë të Man.City do të paraqesin një ofertë të prej 50 milionë funte për kilianin, të cilit i ka mbetur vetëm një vit në kontratë në Emirates, shkruan Korneri.net.
Sipas burimeve të afërta me lojtarin, Arsenali i ka ofruar atij një kontratë 2-vjeçare prej 300.000 funte në javë pas së cilës “ndoshta” Sanchez edhe mund të qëndroj, por është mjaftë e vështirë.
Por, hierarkia e Gunners janë të vendosur që nëse e shesin nuk do të marrin parasysh asnjë ofertë më të vogël se 80 milionë funte, por nga ana tjetër mund ta humbin lojtarin pa asnjë para vitin tjetër kur edhe i skadon kontrata.
Derisa Arsene Wenger ka qenë i bindur se Sanchez nuk do t’i bashkohet rivalit në Premier Ligës, nga ana tjetër Man.City është mbështetur nga besimi se lojtari dëshiron të lidhet përsëri me Pep Guardiolën. /Korneri.net.