Fundori amerikan i Përfaqësuesës së Kosovës, Scott Bamforth, premton të jap maksimumin në ndeshjen historike që Kosova e luan ndaj Lituanisë, në ndeshjet kualifikuese për Botëror. Bamforth përkundër cilësisë së jashtëzakonshme të kundërshtarit beson në lojë të mirë të Kosovës.

“Unë i jam bashkuar ekipit sot në stërvitje dhe premtoj se do të jap maksimumin, ashtu siç kam bërë edhe gjatë verës. Ne do të luajmë lojën tonë, ani pse do të ballafaqohemi me një skuadër siç është Lituania, ne do të hyjmë në fushë dhe do të luajmë fortë, sepse kjo është mundësia  e vetme për ne. Po ashtu pres se palestra do të jetë e stërmbushur dhe kështu me ndihmën e tifozëve do t’ia dalim që të luajmë sa më mirë që është e mundur”.

Artikulli paraprakShtohen ulset në “Palestrën e Sporteve” në kryeqytet [FOTO]
Artikulli tjetërShoshi premton maksimumin ndaj Lituanisë