Donis Avdijaj është lënë jashtë nga lista e Schalke për fazën përgatitore që do të zhvillojnë në Austri.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është përjashtuar nga ekipi për shkak të mungesës së korrektësisë në stërvitje.
“Bild” shkruan se 20-vjeçari pati udhëtuar me skuadrën në Kinë, por për shkak të thyerjes së disiplinës trajneri e ka lënë jashtë listës së lojtarëve të grumblluar për në Austri.
Përveç kësaj mendohet se Avdijaj nuk ka bindur as me paraqitjen fizike në Kinë, ndaj kjo ka qenë edhe një shtysë tjetër që të mbesë jashtë ekipi.