Schalke 04 është e bindur për të mbajtur talentin gjerman Leon Goretzka i cili kërkohet nga klubet më të mëdha të Europës.

Së fundmi drejtues të klubit gjerman janë duke i mbushur mendjen talentit 22-vjeçar që të rinovojë kontratën nga e cila do të përfitojë 12 milionë euro në sezon.

Duket e pabesueshme që një skuadër si Schalke të ofrojë këtë pagë ‘faraonike’ por kjo strategji është ndjekur ndoshta për të rritur çmimin e kartonit të lojtarit, i cili prite të jetë edhe një nga zbulimet e Botërorit “Rusi 2018”.

Përveç dy skuadrave të Manchesterit, United dhe City, 22-vjeçari i pëlqen shumë edhe Barcelonës dhe Bajernit por klubi nga Gelsenkirchen nuk dëshiron të humbasë.

Artikulli paraprakFantastike: Qeveria miraton projektin e Stadiumit Kombëtar
Artikulli tjetërKinezët janë gati të shesin Milanin, tani e kërkojnë…?