Një gabim që mund t’i kushtoi në vazhdim Napolit. Në San Paolo nuk arritën të shënojnë fitoren e radhës përballë Sassuolos duke barazuar 1:1, dhe tash kthehet një hap mbrapa synimit, kreut të tabelës. Napolitanët merituan më shumë se barazim për shkak se luajti më mirë, por sërish në shprehje erdhi loja shumë ofanzive dhe gjithmonë Napoli po dënohet në kundërsulme.

Lorenzo Insigne me një tjetër gol të bukur nga distance e kaloi Napolin në epërsi, kurse Defrel pas vetëm pesë minutash qëndrimi në fushë e barazoi rezultatin në 1:1.

Jose Maria Callejon e qëlloi shtyllën në minutën e 93, duke mos pasur fat aid he skuadra e tij që tashmë mbetet me 25 pikë, -4 nga skuadra e dytë dhe e tretë Roma dhe Milan.

Artikulli paraprakBojkoti i tifozëve shqiptarë ndaj kombëtares bën bujë në Zvicër
Artikulli tjetërTerry mendon për kontratë të re