Fillimisht kampionati dhe më pas Kupa Italisë. Napoli i Sarrit luan gjithcka ndaj Juventusit në 4 ditë. Për të Kaltërit në lojë janë dy objektiva madhorë në këtë sezon dhe trajneri kërkon që futbollistët e tij të mos i tremben emrit të madh të Juventusit por të shfaqin në fushën e lojës nivelin e tyre më të mirë.

” Ndeshjet perfekte nuk ekzistojnë, ka momente në të cilat bëjmë gjëra të jashtëzakonshme por ka edhe momente në ndeshje të ndryshme në të cilat bëjmë gabime amatore. Është e qartë që kemi përballë një skuadër shumë të fortë dhe duhet ti lejojmë pak hapësira Juventusit, pasi vetëm kështu mund të marrim maksimumin ndaj tyre. Ata kanë dicka më shumë por ne jemi aty të aftë për ti befasuar në cdo moment. Do të jenë dy ndeshje të bukura ndaj tyre”.

Sarri në vijim të konferncës për shtyp konfirmoi praninë në formacionin titullar të mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj që ishte në dyshim por edhe atë të kapitenit Marek Hamsik, ndërkohë që shkëputi një mendim edhe për Gonzalo Higuain.

” Elseidi kishte një problem në kavilje por është rikthyer të stërvitet me grupin dhe do të jetë pjesë e sfidës, të njëjtën gjë mund të them edhe për Hamsik. Higuain? Nuk më intereson aspak, i uroj më të mirat dhe ja ka thënë dicka të tillë. Në San Paolo ai do të jetë thjeshtë një kundërshtar këtë herë. Unë kurrë nuk kam thënë se Gonzalo do të përjetojë një mbrëmje të keqe, mbrëmja e keqe do të jetë për Juventusin që do të vuajë shumë ndaj nesh”.

Raporti:Supersport.al

Artikulli paraprakAllegri: Ndaj Napolit vendoset një pjesë e titullit
Artikulli tjetërRoma fitoi, pret gabimin e Juventusit