Kërkon të ikën në Italia shkaku i favoreve që po i bëhet gjithmonë vetëm një ekipi.
Trajneri fantastik Maurizio Sarri, nuk dëshiron më të mbetet në Serie A, pasi ka deklaruar se në këtë kampionat i bëht favore vetëm një skuadre, dhe nuk mund të ketë popullaritet kur ndër vite fiton vetëm një skuadër, e tifozët e skuadrave tjera nuk ndjejnë kënaqësi të shikojnë ndeshjet e klubeve të tyre kur nga fillimi dihet fituesi, përcjell Korneri.net
Sarri aludon në Juventusin që vazhdon të ndihmohet nga gjyqtarët dhe në një kampionat të tillë nuk mund të punojë dhe të synoj triumfin me Napolin e tij apo me cilëndo skuadër tjetër.
Andaj, sipas lajmeve të fundit Sarri mund të jetë trajner i ardhshëm i Chelsea, kurse në drejtimin e kundërt do të shkoj Antonio Conte. Kështu është shkruar në mediat britanike, por edhe në ato italiane. /Korneri.net