Trajneri i Napolit, Maurizo Sarri fitoi një çmim të rëndësishëm në karrierën e tij, diçka që për ta qenë si çmim i dyfishtë pasi ai e fitoi “Stolin e Artë 2016 për Serinë A”, dhe atë para rivalit të madh Massimiliano Allegrit. Ky çmim ndahet çdo vit nga vetë trajnerët e skuadrave të cilët vlerësojnë trajnerin më të mirë. Për trajnerin e Napolit votuan 25 nga 61 trajnerët që kishin të drejtë vote.

“Zakonisht marrja e një çmimi nuk është se më jep ndonjë kënaqësi të vecantë, pasi e konsideroj kohë që ja kam marrë punës, por ky ëshytë një çmim që më jep kënaqësi dhe kjo vjen pasi është një vendim që merret nga kolegët, – deklaroi Sarri duke shtuar, – Për mua që 5 vjet më parë drejtoja në Serie C është diçka e pabesueshme. Falënderoj dy klube , Empolin dhe Napolin”.

Vendi i dytë me 22 vota i takoi Massimiliano Allegrit, trajnerin e Juventusit, ndërsa në vend të tretë u rendit Eusebio di Francesco. Një çmim i vecantë në ceremoni shkoi edhe për Cluadio Ranierin, protagonist i arritjes së jashtëzakonshme të Leicester që sezonin e kaluar fitoi kampionatin anglez.

Trajneri i Napolit ndali një seri të gjatë prej katër vitesh dominimi të trajnerëve të Juventusit, pasi në tri vite rresht kishte fituar Antonio Conte e më pas edhe Massimiliano Allegri, kështu që çmimi i trajnerit më të mirë shkoi në San Paolo.

Artikulli paraprakInter në këto statistika apo fakte është klubi më i dështuar në historinë e futbollit!
Artikulli tjetërNadal fiton ndeshjen e tij të 1000-të në karrierë