Sulmuesi i ri i Barcelonës, Munir El-Haddadi, i cili aktualisht është në huazim te Alaves ka tërhequr interesin e Napoli.

Munir, aktualisht 22 vjeç, ka bërë nëntë paraqitje për Alaves këtë sezon, duke shënuar një gol dhe duke dhënë dy asiste. Nga nëntë paraqitjet, tetë ka qenë titullar.

Ekipet angleze nuk janë të vetmet që do të jenë të interesuara për sulmuesin spanjoll, me kryesuesit e Serie A, që do të shikojnë opsionin për të nënshkruar në janar me 22-vjeçarin.

Munir ka lindur në Madrid, por u bashkua me Barcelona nga Atletico Madrid në 2011. Ai bëri debutimin e parë për katalanasit në vitin 2014 pasi më herët shkëlqeu te akademia “La Masia”./Korneri.net.

Artikulli paraprakObiliqi deri në mars me stadium modern! Të hënen do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet KK së Obiliqit dhe FFK-së
Artikulli tjetërMilan shpenzoi 20 mln për të, por ai është lojtari më i keq në Evropë