Maurizio Sarri, trajneri i Napolit në intervistën e dhënë pas ndeshjes kundër Genoas në udhëtim e që përfundpo pa gola, ka kritikuar gjyqtarin e ndeshjes Antonio Damato.

Sipas njeriut të parë të skuadrës, Napoli është dëmtuar dy herë nga ky gjytar dhe njëkohësisht e humbi edhe pozitën e parë në tabelë.

 

“Nga stoli i pashë dy penallti klasike të cilat nuk u dhanë për skuadrën time. Janë gabime të mëdha dhe kështu u penalizuam rëndë. Do të kërkoj nga presidenti që të reagojë ashpër në Federatë sepse vetëm në këtë mënyrë duhet të ankohemi për padrejtësitë që po na bëhen” tha Sarri  i shqetësuar para mikrofonit të Premium Sport.

Rasti i parë ishte prekje e topit me dorë, ndërsa e dyta kur Milik ndalet me faull në zonë, porn ë asnjërin rast Damato nuk tregoj asgjë.

Artikulli paraprakEFL Cup: Tjetër përballje Guardiola – Mourinho
Artikulli tjetër“Dokument i rremë për blerjen e Milanit”; përgënjeshtrojnë kinezët