Se gjithçka po shkon keq për Interin në këtë fillim edicioni, nuk është vetëm disfata që në xhiron e parë nga Chievo, por edhe transferimet po dalin të jenë të dështuara.

Paramendoni që përforcimi i fundit turku Caner Erkin i cili erdhi me parametër zero nga Fenerbahce është venë në shitje.

Largimi i Roberto Mancinit e ka vënë në vështirësi pozicionin e lojtarit te Frank De Boer që nuk ia garanton asnjëherë pozitën e startuesit.

Sipas “internews.it”, Inter është duke shqyrtuar mundësinë e shitjes së tij menjëherë në Spanjë apo Gjermani, atje ku kërkohet nga disa skuadra.

 

Artikulli paraprakAmerika e “shkel” me të dyja këmbët Serbinë
Artikulli tjetërLajm i madh për Interin, bomba vjen nga Anglia