Jo vetëm një breshër kritikash, por edhe kërcënim me vdekje. Davide Santon paguan shtrenjtë edhe në rrjetet sociale atë ndërhyrje të gabuar ndaj Kessie, gjatë ndeshjes Atalanta-Inter.
Gabim që u shndërrua në një dhuratë të rëndësishme për Atalantën, pasi gjyqtari akordoi një penallti kundër zikaltërve, që u shndërrua në gol, për tu dhënë bergamaskëve dhe portierit të Shqipërisë, Etrit Berisha, fitoren e çmuar, ndërkohë që zhyti Interin në krizën më të thellë të këtij edicioni.
E paguan në mënyrë të ekzagjeruar, sikurse ndodh shpesh në atë botë shumë të lirshme të rrjeteve sociale. Fyerje, sharje, kritika madje edhe kërcënime me vdekje.