Real Madrid ka hyrë në garën për shënjestrën e Manchester United dhe Chelsea, Jadon Sancho.

Sipas raportimeve të fundit nga mediet spanjolle e që janë konfirmuar edhe në Angli,  anësori i Borussia Dortmund, Sancho ka qenë prej kohësh i lidhur me një transferim 100 milionë funtesh në Manchester United, ndërsa Chelsea  gjithashtu është interesuar për shërbimet e tij, përcjell Korneri.net

Por,  tani gjiganti i LaLiga, Real Madrid i është bashkuar  garës për nënshkrimin e 20-vjeçarit, dhe sipas “AS”, gjasat janë të mira që ta ketë në skuadër talentin anglez për një fakt të vetëm, nuk është tani Man.United i aftë të paguajë atë shifër të lartë parash pas pandemisë së koronavirusit, derisa edhe Sancho ka një interesim më të madh për të qenë pjesë e Realit me tëcilin synon trofe çdo vit. /Korneri.net

Artikulli paraprakSecrets Hack SLOTS Gaminator
Artikulli tjetërAubameyang ka hyrë në vitin e fundit të kontratës, mund të largohet falas ose të…