Alexis Sanchez gjithnjë e më shumë po flitet se do t’i bashkohet gjatë verës gjigantit bavarez Bayern Munchen. Pasi nuk është i kënaqur me pagën te Arsenali e këta të fundit nuk po ia plotësojnë kërkesën, kjo po bënë që kileani t’i jep fund aventurës në Arsenal dhe Premier League, shkruan Korneri.net.

Mirëpo, qëndron një problem i cili është evident te klubi i madh gjerman dhe politikën që e aplikon. Zakonisht nuk blen lojtarë me shifra të mëdha, por premtimin duhet ta mbaj Uli Hoeness i cili pati thënë para pak javësh se Bayern do të transferoj një superlojtar një “granatë” që do të shpërthej, duke aluduar te Sanchez i cili ka shënuar 72 gola në 145 paraqitje për togjinjtë.

Bavarezët e kanë një sistem interesant që nuk paguajnë shumë në paga të lojtarëve edhe pse duhet pranuar se ka superyje brenda organikës. Këtu mund të ndodh që Bayern dhe Sanchez të mos gjejnë gjuhë të përbashkët apo të ndodh që për herë të parë Bayern të paguaj dikë deri në 7 apo 8 milionë euro në vit. /Korneri.net

Artikulli paraprakBombastike/zyrtare: FC Prishtina transferon dy futbollitë të Besës
Artikulli tjetërZyrtare: Addio Donnarumma