Renato Sanchez do të luaj për një stinor te Swansea City.
Zbulimi i kampionatit të fundit evropian në futboll, karrierën do ta vazhdoj te skuadra e vogël angleze Swanea që arriti marrëveshje me klubin bavarez Bayern Munchen për huazimin e portugezit për një stinor, shkruan Korneri.net.
Edhe pse për lojtarin ishin të interesuar Milan, Juventus dhe së fundmi edhe Liverpool e Man.United, me shumë gjasë “Golden Boy” i evropianit do të luaj për skuadrën uellsiane. Pa asnjë dyshim ky është një vendim i çuditshëm për 20-vjeçarin e lindur në Lisbonë, sepse nuk është një, por dy hapa mbrapa në karrierën e tij sepse do të luaj për dike që Lufton për mbetje në elitë. /Korneri.net