Pas dy humbjeve me radhë, skuadra e Arsenalit më në fund fitoi në Premier League duke e mposhtur në shtëpi njërën nga pesë skuadrat që po rrezikojnë largimin nga elita Hull City me rezultat 2:0, me dy golat që i shënoi sulmuesi kilean, Alexis Sanchez.
Ai të parin e realizoi me dorë, por duket se këtë nuk e vërejtën gjyqtarët, kurse të dytin në kohën shtesë nga penalltia. Për të ishte goli i 17-të sezonal dhe prinë në listën e golashënuesve në Angli, ndërsa pas kësaj fitore Arsenali barazohet me Tottenhamin me 50 pikë, 9 më pak se lideri Chelsea.