Alexis Sanchez do të largohet nga Arsenali në këtë afat kalimtar veror pasi nuk është pajtuar asnjëherë me oferëtn që i ka dhënë klubi i tij rreth kontratës së re, dhe për shkak se klubi parisien po i ofron më shumë, ka vendosur të largohet nga Premier League, shkruan Korneri.net.

Sipas mediave franceze dhe britanike, Sanchez e ka pranuar deri në detaje ofertën e PSG që ende nuk është bërë publike se sa do të jetë e rëndë, por po flitet se paga e tij do të jetë shumë e lartë, ndërsa tash ka mbetur vetëm që të merren vesh klubet. Oferta e parë e PSG është saktësisht 50 milionë euro që është shumë e lartë krahasuar me kontratën që e ka kiliani, saktësisht edhe një vit.

Sanchez për momentin është ende në pushime verore me të dashurën e tij, por duket që sapo të kthehet në Londër, do të duhet të niset drejtë Parisit. /Korneri.net

 

Artikulli paraprakGoditje e dyfishtë e Romës
Artikulli tjetërFIFA e UEFA përjashtojnë Villar