Leandro Paredes dhe Renato Sanches janë gati për të nisur një aventurë të re me Romën.
Lajmin e transferimit të tyre e kemi shkruar 24 orë më herët, por për ta kompletuar skuadrën e Jose Mourinhos, zyrtarët e klubit shumë shpejt do të mbyllin edhe marrëveshjen me Duvan Zapata të Atalantas, shkruan Korneri.net

Dy lojtarët mbërritën në aeroportin Ciampino, gati për t’u zhytur në aventurën e re, kurse aty u pritën nga një numër i madh tifozësh, të cilët të entuziasmuar me lojtarët, që sigurisht do ta forcojnë shumë mesfushën e Romës këtë edicion shumë të fortë në Serie A, me plot shtatë skuadra. Korneri.net