Ylli kilian i Arsenalit, Alexis Sanchez, ka deklaruar se është i lumtur në Londër, dhe dëshiron të përmbyll kontratën te skuadra aktuale.

28 vjeçari ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2018, dhe ende nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin për vazhdimin e saj.

Ai në një intervistë për mediet kiliane, ka lënë të kuptohet se koha e tij te Arsenali po shkon drejt fundit, duke thënë se dëshiron një skuadër fituese e me mentalitet fitues, mentalitet që po i mungon skuadrës që drejtohet nga Arsene Wenger.

“Jam i lumtur në Londër dhe dua ta përfundoj kontratën time. Kjo është e gjitha çka dua”, ka deklaruar Sanchez.

“Më pëlqen të qëndroj në një vend, në një qytet, ku skuadra lufton për tituj”, ka shtuar ai.

Kjo deklaratë ka shtuar edhe më shumë zërat për transferimin e tij te Chelsea, e cila ditëve të fundit ka hyrë në garë për nënshkrimin e tij, duke u bërë rivalitet Juventusit dhe Interit.

Artikulli paraprakZyrtare: Synimi i gjigantëve evropian kompleton kalimin te Borussia Dortmund
Artikulli tjetërLëndimi i Pjaca-s, Juventus nis kontaktet urgjente me yllin italian