Carlo Laudisa në faqen e internetit të Gazzetta dello Sport bën një pasqyrë të Renato Sanches të cilit i skadon kontrata dhe mund të shkojë në Milan.

Reprezentuesi portugez Renato Sanches është nën radarët e AC Milan dhe ashtu si portieri Rossoner, ish-shoku i tij i skuadrës në Lille, Mike Maignan, atij i skadon kontrata pas pak më shumë se një viti me kampionët francezë, dhe kalimi në San Siro është shumë i mundur, përcjell Korneri.net

Mesfushori po kërkon një bazë të re për karrierën e tij. Miqësia e tij me Maignan e kënaq atë dhe kjo ndjenjë mund të çojë në përshpejtime të rëndësishme të marrëveshjes. Po flitet se lojtari mund t’i bashkohet italianëve edhe më shpejt duke pasur parasysh vështirësitë e çështjes Franck Kessié, që po kërkon shumë nga klubi i tij, sepse oferta prej 6.5 milionë plua bonuse është më e ulët se 9 milionë të kërkuara. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here