Një kampionat larg nga të tjerët, një kampionat që ka kthyer sytë e gjithë botës, Serie A.

Sampdoria si me lojë ashtu edhe me rezultat mposhti kampionin aktual të Italisë Juventusin me rezultat 3:2, duke dëshmuar edhe njëherë se ky edicion do të jetë “dremë” deri në javën e fundit ku nuk do të dihet kampioni.
Pas një pjese të parë të barabartë dhe me raste, në të dytën Sampdoria shkeli për pak minuta biankonerët duke shënuar plot tri herë përmes Duvan Zapata, Gianmarco Ferrari, por kampionët u zgjuan vonë pasi në kohën shtesë shënuan dy herë me golat e Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala që e kthyen ndeshjen në triller të vërtetë, mirëpo nuk kishte edhe pak kohë për ndryshim të rezultatit. /Korneri.net

Artikulli paraprakPSG ka zgjedhur Mourinhon, si trajner të ardhshëm
Artikulli tjetërTë hënën në mëngjes stërvitja e parë e Përfaqësueses A