Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës në futboll Samir Ujkani ndeshjen me Ukrainën e ka quajtur të mirë.

Numri një i ekipit të Kosovës thotë se goli i parë ishte i papritur ndërsa dy të tjerat gabime të ekipit.

Samir Ujkani:

Kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë. Goli i par ishte moment i papritur, dy të tjerat kanë qenë në një moment shumë të keq.

Ne duhet të jemi më të organizuar. Kanë qenë dy shanca të cilat kemi mundur të shënojmë. Ky grup duhet të vazhdojë të punoj ende në rrugën tonë e që jemi në rrugë të mbarë. Këto gabime do të na duhen./zeri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here