Salernitana e bëri atë që askush nuk e priti.

Ndoshta nuk e priti askush, por ky Juventus nuk është ai që ishte para disa viteve, pasi loja e tyre nuk është aspak e mirë, dhe ka shumë gjëra që nuk shkojnë aty, si dhe faji nuk mund t’i bartet krejt trajnerit Allegri, ngase ka shumë mungesa, shkruan Korneri.net

Mysafirët treguan lojë shumë të mirë dhe ishin shumë afër të fitonin për herë të parë në histori në Torino ndaj Juventusit, por një lojtar si Vilhena, që ishte tërë ndeshjen më i dobëti dhe shkaktoi penallti “palidhje” duke i mundësuar biankonerëve barazimin në kohën shtesë, dhe id ha zemër Juventusit të vdekur që fitoi në fund.

Candreva dhe Piatek nga penalltia shënuan dy gola, për epërsinë e parë e një skuadre italiane te Juventusi me gola epërsi pas më shumë se 18 vite e gjysmë.

Por, pjesa e dytë ishte diçka tjetër, me Juventusin që nisi të luante pak më mirë dhe shpejt kthehet në lojë me mbrojtësin Bremer.

Penalltia e shkaktuar në minutën e 92, ishte fatale për Salernitanan, prej nga Bonucci shënoi për 2-2, dhe në sekondat e fundit, Milik shënoi me kokë, por pas tre minutash anulohet për pozicion të pastër jashtë loje të Bonuccit që ndikoi në lojë. Pas protestave të ashpra, Milik, Cuadrado dhe trajneri Allegri u përjashtuan me kartona të kuq.  /Korneri.net

Artikulli paraprakTrepça e nisi fuqishëm edicionin e ri me fitore bindëse ndaj Prizrenit
Artikulli tjetër“Braktisi” Kosovën pas mosmarrëveshjeve me Chalandes, Giresse i dërgon ftesë