Al Ittihad një hap larg Mo Salah, dhe do t’i bashkohet francezit Karim Benzema. Për Liverpoolin 100 milionë

Egjiptiani është hapur për transferimin pas hezitimeve të fillimit të verës. Klopp i tërbuar dhe i gatshëm për të blerë Bakayoko nga PSV, shkruan Korneri.net

Albumi i Premier League saudite po mbushet me miliona euro/funte/dollarë, dhe lojtari tjetër i madh mund të jetë ai i Mohamed Salah. Al Ittihad ëndërron një dyshe sulmuese me Benzeman dhe 100 milionë euro janë gati për Liverpoolin, plus një pagë shumë të pasur për lojtarin egjiptian.

Në një treg transferimi absurd si ai i krijuar nga sauditët në verën e 2023, çdo gjë ia vlen. Gjithashtu blerja e Jotës për 30 milionë nga Celtic dhe prerja e tij pas më pak se një muaji, sepse ai nuk është mjaftueshëm i famshëm për tifozët gjithnjë e më kërkues të Al Ittihad. Asnjë problem për klubin e Benzema, Fabinho dhe Kante arritën aty, dhe tashmë ëshë gati një çek 100 milionë për Liverpool-in, që refuzoi ofertën e pare në Qershor.

Megjithatë, diçka ka ndryshuar në Liverpool dhe këtë herë ai që dukej si një element kryesor i Reds duket se do të largohet nga Premier League. Salah hapi mundësinë e një lamtumire, duke acaruar shumë Jurgen Klopp, duke i dhënë kështu dritën jeshile Al Ittihad për të kontaktuar klubin anglez me një propozim zyrtar. Një ofertë që sipas mediave arabe do ta kishte bindur Liverpoolin: rreth 100 milionë euro për kartonin dhe një kontratë të pasur trevjeçare për lojtarin. /Korneri.net

Artikulli paraprakCorrea te Marseille, Sanchez te Inter
Artikulli tjetërBallkani e deklasoi Bate-n, e meriton fazën e grupeve