Sulmuesi dhe anëtari i skuadrës italiane Roma, Muhamed Salah, ka fituar një çmim të çmuar individual. Ai është shpallur si lojtari më i mirë arab i vitit 2016. Këtë çmim ai e mori nga duart e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, ndërsa më pas Salah u shpreh me këto fjalë: “Unë jam krenar që jam zgjedh si lojtari më i mirë arab i vitit 2016, dhe dua që t’i falënderohem të gjithë atyre që votuan për mua sepse më kanë bërë të ndihem mirë dhe i lumtur” tha Salah.

 

 

Artikulli paraprakPrishtina nuk ia pagoi operimin djalit të Afrim Tovërlanit
Artikulli tjetërE çuditshme: Komuna e Podujevës i jep Imamit mirënjohje për sport