Futbollisti egjiptian Muhamed Salah është futbollisti më në formë i momentit, dhe lojtari më i mirë në Premier League.

Pasi ishte lojtari kryesor i Egjiptit duke e kualifikuar në kampionatin botëror Rusia 2018 pas 28 vitesh, megjithatë gjërat për të nuk po shkojnë edhe në rrugën e duhur, përcjell Korneri.net

Një çështje delikate ka lindur së fundi, dhe pritet të futë përçarjen mes yllit të Liverpool dhe Federatës së Futbolit të Egjipit. Shkak janë bërë sponsorat e ndryshëm. Sulmuesi është imazhi i një kompanie telefonike në të gjithë Lindjen e Mesme, ndërsa përfaqësuesja egjiptiane sponsorizohet nga një kompani rivale.

Këtu lindi edhe konflikti, sepse Federata e Egjiptit e shfrytëzoi imazhin e lojtarit më të mirë të vendit në disa reklama. Gjithçka duket se ka ndodhur pa arritur asnjë marrëveshje.
Kjo gjë ka vendosur në diskutim edhe prezencën e lojtarit në Kupën e Botës. Menaxheri i Salah kërcënoi se “po shqyrtohen të gjitha opsionet”, duke përfshirë këtu edhe bojkotin e Botërorit. Futbollisti gëzon edhe mbështetjen e popullit. Tifozët egjiptianë nuk pranojnë të humbasin lojtarin e tyre më të mirë për një çështje të tillë. /Korneri.net

Artikulli paraprakZidane: Ndaj Bajernit, vetëm për fitore
Artikulli tjetërE papritur, Schalke përjashton talentin e skuadrës