Evropa që njihet si qendra e futbollit të kombëtareve dhe klubeve, si dhe e Kontinenti me vëmendjen më të madhe në futboll si në spaketin organizativ, spektakolar dhe shpenzimeve që bëhet, megjithatë ideja që në  botëror të marrin pjesë 48 përfaqësuese, ky format i ri  që pritet të jetësohet nga viti 2026, nuk do t’i sjell gati asgjë evropianëve.

Projekti i fushatës së Gianni Infantinos, që po materializohet në rregull të shkruar me zgjedhjen e zviceranit si president, do të votohet në Këshillin e FIFA-s në Zurich të martën.

Ideja finale është që Botërori i futbollit të ketë 48 finalistë, të ndarë në 16 grupe me nga tri secili. Në raundin tjetër do të kalojnë nga dy skuadra për çdo grup, e kjo nënkupton se skuadrave kombëtare i garantohen të paktën dy ndeshje në Botëror, ndërsa fituesi do të luajë 7 ndeshje, në një hark kohor që nuk ndryshon.

Numri i vendeve të kualifikuara për çdo konfederatë do të vendoset javën e ardhshme në Zurich, por sipas medieve, opsioni më i mirë për UEFA-n do të jetë 16 bileta.

 

Artikulli paraprakRoma afër anëtarit të West Ham
Artikulli tjetërZyrtare: Astrit Fazliu edhe gjashtë muaj te Flamurtari, nuk ka kthim në Kosovë