Clarence Seedorf, ka treguar një kuriozitet mjaft interesant sa i përket të kaluarës së tij. Ish-futbollisti i njohur holandez, nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ka zbuluar mënyrën e çuditshme me të cilën u transferua te Real Madrid në vitin 1996.

“Dëshiroja të bëhesha pjesë e Real Madrid që kur isha 14 vjeç, por prindërit e mi nuk më lejuan pasi dëshironin që më parë të mbaroja shkollën në Holandë. Unë e pranova dëshirën e tyre.

Kur po luaja në Itali (te Sampdoria), pas ndeshjes së fundit të sezonit, isha në garazhin e stadiumit dhe dëgjova dikë që më thërriste. ‘Hej Klarens, a do të vish te Real Madridi me mua?’. ‘Po, do të vi Mister’, iu përgjigja. Ai ishte zëri i Fabio Capelos dhe pjesa tjetër është thjesht histori”, ka treguar futbollisti i cili kaloi disa vite të suksesshme në Spanjë ku arriti të fitonte edhe Ligën e Kampioneve.

Artikulli paraprakPse qau Kaka?
Artikulli tjetërBonucci katastrofë, shtypi italian evidenton gabimet fatale të kapitenit të Milanit (VIDEO)