Përfaqësuesja e Kosovës U21 e ka pësuar edhe humbjen e tretë në kualifikimet për europianin Italia 2019, pasi sonte në “Adem Jashari” të Mitrovicës në praninë e një numri të konsiderueshëm të shikuesëve u mposht nga Izraeli me rezultat 0:4, shkruan “Korneri.net”.

Në fakt, rezultati nuk është pasqyrë reale e ndeshjes, pasi Kosova kishte një mori rastësh, kurse izraelitët ato raste që patën i konkretizuan në gol.

Golat në takimin e sontëm u shënuan nga Nachmias, Weissman, Dasa dhe Cohen.

Pas kësaj humbje Kosova U21 radhitet në pozitën e katër me 6 pikë, kurse Izraeli pas kësaj fitoreje është në vendin e tretë të grupin të pestë kualifikues./Korneri.net.

Artikulli paraprakTollovi para stadiumit “Adem Jashari” (FOTO)
Artikulli tjetërZVICRA FITOI MINIMALISHT NDAJ IRLANDËS VERIORE