Vitin e ardhshëm në Rusi do të mbahet botërori, kuadrat kombëtare më të mira në botë do të kërkojnë të rrëzojnë Gjermaninë, kampionen në fuqi, por ka edhe përfaqësuese me yje të cilët do të mungojnë. “Transfermarkt” ka bërë bashkë 11 prej tyre, duke formuar një formacion me vlerë 543 milionë euro. Luks, kur e mendon, por ja që futbolli shpesh është fatal edhe ndaj lojtarëve të klasit botëror.

11-shi nis me portierin e Sllovenisë, Jan Oblak (40 milionë euro). Mbrojtja përbëhet nga Bailly (30 milionë euro), Bonucci (40 milionë euro), Van Dijk (30 milionë euro) dhe Alaba (38 milionë euro). Kalojmë në mesfushë, e cila ka yje si Verratti (60 milionë euro), Keita (50 milionë euro) dhe Pulisic (45 milionë euro), të cilët mbështesin tre sulmues fantastikë, Sanchez (65 milionë euro), Bale (80 milionë euro) dhe Aubameyang (65 milionë euro)./Korneri.net.

Artikulli paraprakPo i ofrohet posti i të parit!
Artikulli tjetërFassone: Kemi paraqitur planin pa Champions League, jemi mirë edhe pa….