Peja ishte më afër se kurrë që të depëtonte në finale të Ligës Ballkanike, porn ë 35 sekondat e fundit e humbi ndeshjes 86:80 nga Kumanova, dhe dështoi synimi kryesor i klubit.
Por, problemet financiare që e kanë kapluar Pejën janë më të mëdha se në shikim të parë.
Përveç trajnerit Aleksandar Todorov që në shumë ndeshje nuk e drejtoj Pejën vetëm shkaku që nuk kishte marr pagën nga klubi, në ndeshjen e fundit nuk udhëtuan fare fundori Cameron Rundles dhe qendra Jamie Billy, shkruan Korneri.net.
Sipas informacioneve që morëm si redaksi, këta dy lojtarë të huaj në parim janë të “suspenduar” nga klubi, ndërsa ata pavarësisht rrethanave të krujuara, po ushtrojnë por ndarazi me pjesën tjetër të skuadrës. Me shumë gjasa që të dy nuk do të luajnë kundër Trepçës sonte në mbrëmje, në rast se loja zhvillohet, mëson Korneri.net.
Janë disa muaj që kryesia e klubit nuk i ka kryer obligimet ndaj lojtarëve, dhe kjo ndikoi në masë të madhe edhe në suksesin e klubit Peja, që sivjet me potencialin që kishte ka mundur t’i fitonte të gjitha garat ku mori pjesë. Bujar Loci me shumë gjasë sërish do të drejtoj klubin.