Në ndeshjen e Superkupës së Gjermanisë kundër Dortmundit, Ribery e humbi kontrollin e nervave në një duel me kundërshtarin Felix Passlack, të cilin e goditi me bërryl. Ai u tregua i ashpër dhe në turin e zhvilluar në SHBA, veprim që nxiti trajnerin Carlo Ancelotti ta largonte nga fusha.

“Kam folur me të. Besoj se ai e ka kuptuar mirë se këto sjellje duhen mënjanuar”, – u shpreh tekniku italian. Edhe kapiteni Philipp Lahm e ka këshilluar shokun e tij të skuadrës të shmangë çdo lloj episodi të pakënaqshëm në fushë.

Artikulli paraprakKushta: Shfrytëzuan Shqipërinë, por lojtarët kosovarë nuk janë tradhëtarë!
Artikulli tjetërTragjike: Vdes në stervitje sulmuesi i njohur brazilian