Sipas raporteve më të fundit në mediat britanike dhe gjermane, mbrojtësi i kombëtares së Gjermanisë, Antonio Rudiger, tashmë ka mbërritur në Angli dhe pritet që së shpejti t’i kaloj testet mjekësore te klubi i Chelseat.
24-vjeçari është ende për të rënë dakord kushtet personale me kampionët e Premier Ligës, shkruan “Goal.com”.
Rudiger do të largohet nga romakët, për t’iu bashkuar Bluve të Londër me një shifër që besohet të jetë 34 mln euro./Korneri.net.