Një rast  i rrallë dhe aspak i mirë  ka ndodhur në Rusi.

Portieri Ivan Zaborovski derisa po i kryente stërvitjet me skuadrën e tij Znamia Truda,  papritur e ka goditur rrufeja, duke krijuan një panik të madh tek të gjithë, përcjell Korneri.net

Menjëherë portieri  është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa klubi rus i futbollit njoftoi vetë lajmin në rrjetet sociale, duke e konfirmuar se portieri i tretë i skuadrës është nën kujdesin e mjekëve pasi u godit nga rrufeja dhe gjendja e tij nuk është bërë shumë publike, por sipas informacioneve jo zyrtare, ai nuk e ka gjendjen e rëndë. /Korneri.net

Artikulli paraprakJa ku ka arritur futbolli? E quajnë më të shtrenjtin dhe më të mirin!!!
Artikulli tjetërCenter East