Lajme interesante janë duke qarkulluar në mediat italiane dhe britanike, ku spekulohet për të ardhmën e Diego Costas.

Nëse disa ditë para transferimit të Kevin Gameiros tek Atletico Madridi spanjollo-braziliani i kishte dyert e hapura në “Vicente Calderon”, tani kalimi i bujshëm i Gonzalo Higuainit te Juventusi për 90 milionë euro mund ta çojë lojtarin e kombëtares iberike në Serie A.

Siç informon e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”, agjenti Jorge Mendes ua ka ofruar sulmuesin Interit dhe Napolit para se Romelu Lukaku të transferohet te Chelsea, duke e ulur gati automatikisht në stol klientin e tij te “Blutë e Londrës”.

Artikulli paraprakTare kërkon bisedime me Rashicën
Artikulli tjetërWest Ham “konfirmon” qëndrimin e Bacca-s te Milan