Drejtori Gjeneral i Sigal Prishtinës, Florian Miftari sot i ka prezantuar tre basketbollistët të mëdhenj, të porsaardhur në kryeqytet, amerikanin Grant Johnson, kroatit Nenad Delic dhe yllit kosovar, Urim Zenelaj, raporton “Zëri.info”.

Të tre këta u shprehën të jenë të lumtur që i janë bashkuar klubit më të madh kosovar, me të cilin synojnë titullin e kampionit të Ligës Ballkanike, titullin e kampionit të Kosovës dhe Kupën shtetërore.

Miftari tha se trajneri italian, Marco Calvani, mund të zyrtarizohet në ditët apo javët e ardhshme. Me italianin paralajmëroi kontratë dyvjeçare.

Kontrata dyvjeçare tha se do të nënshkruhen edhe me basketbollistët kosovarë, apo që kanë shtetësi kosovare.

Kurse, me lojtarët e huaj do të nënshkruhen kontrata njëvjeçare. Ai theksoi se Sigal Prishtina është e interesuar të mos bëjë ndryshime të shpeshta si në ekipin e lojtarëve, ashtu edhe në shtabin teknik, shkruan “Zëri”.

Ndërkohë, në edicionin e ardhshëm Miftari tha se Sigal Prishtina planifikon ta kërkojë kualifikimin në “Final Four” të FIBA Europe Cup. Ai paralajmëroi edhe rritje të buxhetit, apo edhe ndërtimin e një palestre të re.

Artikulli paraprakShtyhet fillimi i stinorit pranveror në Superligën e Kosovës
Artikulli tjetërMike Tyson ka rrahur keq aktorin Wesley Snipes për një femër