Vazhdojnë telashet për Bayern Munchen dhe trajnerin Carlo Ancelotti.
Pas portierit Manuel Neuer dhe brazilianit Douglas Costa, listës së lojtarëve të lënduar i shtohet edhe Thomas Muller. I pari ka kryer një operacion në këmbë para pak ditësh dhe do t’i duhet minimalisht edhe një javë të kthehet në dispozicion të skuadrës. Douglas Costa ka probleme në gju dhe me shumë mundësi do të humbë edhe ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Ndërkohë sulmuesi Thomas Muller autori i një dygolëshi në ndeshjen e fundit ndaj Augsburgut ka pësuar lëndim dhe sigurtë nuk do të luajë në dy ndeshjet e ardhshme të Bundesligës, ndaj Hoffenheim në mesjavë dhe klasiken ndaj Dortmundit që do të zhvillohet në fundjavë.

Artikulli paraprakA e dini si e mori Cristiano Ronaldo numrin 7 tek Manchester United?
Artikulli tjetërMilan dhe Inter në garë të fortë për këtë futbollist