Për disa javë të tëra palestra e sporteve në Prishtinë ishte në rindërtim e sipër, apo më saktë në rritjen e kapacitetit të shkiesve për ndeshjet kualifikuese.

Të premtën me fillim nga ora 19.00, në Prishtinë luhet ndeshja kualifikuese për botërorin Kina 2019, Kosovë-Lituani, që pa asnjë dyshim do të jetë përballja më e vështirë e Kosovës ndaj një kundërshtari të fortë dhe të respektuar pas Sllovenisë, pasi lituanezët janë ndër 10 përfaqësueset më të fortë në botë, shkruan Korneri.net.

 

Palestra e sporteve do të ketë tashmë plus 1200 ulëse më shumë, pasi është dashur të finalizohen punimet sipas rregullorës së FIBA-së, dhe kjo tashmë ka marr fund edhe pse me mjaftë vështirësi dhe telashe në të gjitha drejtimet.
Këto foto tregojnë pak a shumë se si duken karrieget e reja pas koshave sepse edhe numri i gazetarëve të huaj do të jetë më i madhi ndonjëherë në vendin tonë, por edhe një pjesë e konsiderueshme e palestrës që ka karrige të reja aty ku nuk ka pasur kurrë në të kaluarën. /Korneri.net

Artikulli paraprakFitore e lehtë e Prishtinës që kthehet në pozitën e dytë
Artikulli tjetërGati edhe pjesa për VIP dhe ashensorët e domosdoshëm