Përfaqësuesja e Gjermanisë është pritur në Frankfurt, pas triumfit në finale e Kampionatit Botëror, duke e fituar për here të parë në histori të artën .
Në qendër të qytetit ishin mbledhur rreth 1000 persona në festimin e Kupës së Botës për basketbollistët gjermanë, që është shumë pak për një sukses kaq të madh. Të gjithë lojtarët ishin të veshur me bluza të zeza me shkrimin “World Champions 2023” dhe MVP i garës, Dennis Schröder, u prit me gëzimin më të madh, përcjell Korneri.net

Kujtojmë, ekipi gjerman i basketbollit fitoi titullin kampion bote për herë të parë në histori, duke mposhtur kombëtaren e Serbisë me rezultatin 83:77 në finalen e së dielës në Manila. Ishte e vetmja skuadër në turne që e përfundoi garën pa humbje. /Korneri.net