Që në xhiron e parë të Vala Superligës së Kosovës në futboll, vijnë dënimet e para të rrepta nga FFK-së, për skuadrat tona kosovare, por të cilat po ia shohin sherrin tifozëve, shkruan Korneri.net.
Ligji i ri i huliganizmit që ka hyrë në fuqi nga muaji qershor i këtij viti, do të dridh klubet tona sepse tash e tutje nuk do të ketë tolerime.
Trepça ’89 është viktima e parë e këtij ligji pasi është dënuar hiq më pak se me 8000 euro. Arsyeja e këtij dënimi kanë qenë tifozët vendas të cilët kanë bërë presion të vazhdueshëm tek gjyqtarët, e sidomos te anësori gjatë duelit Trepça ’89-Flamurtari, dhe me një fjalë është vetëm sinjali i parë se çfarë mund t’i pret klubet tona në rast se tifozët e tyre bëjnë gjëra të tilla, apo edhe më keq…të hyjnë në fushë të sulmojnë dikë, por edhe pas hedhjeve të mjeteve piroteknike do të jenë sanksionet e rënda.
Një është e sigurtë, ata që mendojnë të shkaktojnë parregullësi apo probleme nëpër stadiumet tona, tash e tutje do të merret shteti me ta direkt, dhe dënimet e personave individual do të jetë shumë të rrepta pasi ato mund të shkojnë deri në 50.00 euro, dhe me burg të gjatë. /Korneri.net