Ndryshimet në futboll po vazhdojnë. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së, ka dhënë dritën e gjelbër për zëvendësimit të katërt, por vetëm gjatë vazhdimeve kurse mbetet rregulli me (tri zëvendësime brenda 90 minutave lojë), risi e cila do të futet në Evropianin U-21 që do të mbahet nga 16 deri mënë 30 qershor, si dhe në Kampionatin Evropian të femrave (16 korrik-6 gusht ), shkruan Korneri.net.
Është një risi që është futur në një bazë eksperimentale, duke pritur që të përhapet në Kupat e Botës dhe Evropës dhe në ndeshjet e kombëtareve, ndoshta që nga sezoni 2018/19, por është e mundur që të aplikohet edhe më shpejt, që nga sezoni i ardhshëm. Kjo ishte kërkesë që erdhi kryesisht nga gjyqtarët, por sigurisht se do të diskutohet kjo çështje përsëri. /Korneri.net

Artikulli paraprakBombë nga Spanja: Real Madrid pas finales së Kardifit i’a rrëmben Juventusit yllin e ekipit
Artikulli tjetërVeterani vazhdoi kontratën me Man.City