Hernan Crespo ishte i ftuar në programin “Podemos Hablar” në Argjentinë, ku ka treguar shumë momente të jetës së tij, por njëri ishte vërtet pikant. Gjatë një loje me të ftuarit, drejtuesi i programit ka kërkuar të bëjnë një hap para ata që kishin marrë pjesë në një orgji.

Dhe Crespo, pasi ka bërë një hap përpara, ka rrëfyer: “Nuk ka shumë për të shpjeguar, por ka vetëm për të imagjinuar, – tha Krespo duke qeshur. – Më shumë femra apo meshkuj? Më shumë femra. Duhet të mendoni që kam qenë beqar deri në moshën 27-vjeçare. I famshëm, i ri, doja të shijoja jetën. Ishte një përvojë e jetës dhe vetëm kaq. Kam gjetur qetësinë me gruan time dhe nuk më mungon asgjë nga e kaluara”.

Crespo ka treguar gjithashtu dhe një episod mjaft interesant, kur ka shpëtuar mrekullisht nga një shpërthim në një lokal. “Do të kisha vdekur nga ai shpërthim në “Olivos Kheyvis”, në vitin 1993, ku humbën jetën 17 të rinj. Ishte një festë në atë lokal, e organizuar nga kolegji im. Duhej të isha edhe unë, por luaja me të rinjtë e River Plejtit dhe isha i grumbulluar me ekipin e parë.

Isha në dhomë me Ortegën dhe u zgjiva me lajmin e trishtë të tragjedisë. Nuk jetonin më shumë persona që i njihja, pasi kaloja kohën në shkollë me ta. Futbolli më ka shpëtusar jetën. Nuk e di, nëse do do të kisha vdekur, por po të isha në atë lokal atë natë…”

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Gjilani-Drita
Artikulli tjetërTrajneri i Egjiptit plas ”bombën”: Kjo super skuadër po interesohet për Salah