Imagjino të shënosh 13 gola në ndeshjen e dytë zyrtare me përfaqësuese. E pamundur sigurisht. Por kjo statistikë e jashtëzakonshme botërore është në rezymenë e Archie Thompsonit.

Thompson e arriti këtë në prill të vitit 2001, kur përfaqësuesja e Australisë shkatërroi përfaqësuesen e re dhe të papërvojë të Samoas Amerikane, duke e mposhtur me një rezultat rekord 31:0, në ndeshjen eliminatore për Kupën e Botës, shkruan Fifa.com, përcjell Koha Ditore.

Si një lojtar i popullarizuar dhe i gjallë, karriera e Archie Tompsonit ka qenë e tillë. Ai ishte transferimi i bujshëm i skuadrës më të madhe të A-Leagues, Melbourne Victory, në stinorin e parë të garave.

Ai e shpagoi këtë besim, duke arritur një rekord tjetër të golave, duke shënuar pesë gola në një ndeshje finale të A-Leagues. Gjithmonë me një buzëqeshje në fytyrë, madje edhe kur ndeshja është e nxehtë, Thompson ka shijuar një karrierë të gjatë dhe fascinuese.

Mirëpo, gjithçka ka mundur të ishte ndryshe. Pesë vjet me herët ai kishte qenë duke larë enë në një restorant kinez kur i nisi kjo dëshirë për futboll.

Artikulli paraprakSpalleti: Po nuk fitova, iki nga Roma
Artikulli tjetërBefason Antonio Conte, kërkon mbrojtës te Fenerbahce