Rrëfim unik i Luis Figos. Ai quhet tradhtar nga tifozët e Barçës sepse zgjodhi Realin, ndërsa portugezi nuk është penduar për zgjedhjen që ka bërë. I thur elozhe Zidanit dhe Ronaldos, ndërsa jep përcaktimin për ish-shokët e tij të skuadrës.

Figo AS

Si është jeta juaj tani?

Nuk jam duke punuar në asnjë klub. Jam pjesë e disa komisioneve në UEFA dhe FIFA. Kam punë me disa akademi futbolli në Kinë dhe në Indi. Kam edhe punët e mia në jetën private.

Paskeni shumë aktivitete…

Është e vërtetë. Mundohem ta shfrytëzoj në maksimum kohën që nuk e kisha kur isha futbollist. Kur lë futbollin ke shumë gjëra për të bërë, sepse më parë nuk i bëje dot për shkak të angazhimit.

E lakmoni ende postin e presidentit të FIFA-s?

Për momentin jo. Nuk është diçka që ndodh sot për nesër. Tani është Infantino, të cilin e kam mbështetur shumë. Në FIFA duhet të ndodhte një ndryshim i tillë, sepse ai institucion ishte i mbytur në korrupsion.

Çfarë do të ishit bërë nëse nuk do të merreshit me futbollin?

Do të studioja për marketing. Më pëlqen shumë publiciteti.

Sa gjuhë flet?

Portugalisht, spanjisht, italisht dhe anglisht.

Po anglishten ku e mësuat, sepse nuk keni luajtur në Premier Ligë…

Në Portugali u japin shumë rëndësi gjuhëve të huaja. Duhet të silleshim sa më mirë me turistët e huaj.

CAIRO, EGYPT:  World record signing Zinedine Zidane (L) and Luis Figo give a press conference upon their arrival in Cairo 03 August 2001. Spanish champions Real Madrid touched down in Cairo ahead of tomorrow's friendly game with African "club of the century" Al-Ahly.  AFP PHOTO/- (Photo credit should read AFP/AFP/Getty Images)

Me çfarë merreshin prindërit tuaj?

Im atë punonte në një supermarket, ndërsa nëna ime në fabrikë. Ishin njerëz të thjeshtë dhe punëtorë.

Çfarë bletë me pagën tuaj të parë?

Bleva një shtëpi për prindërit e mi.

E keni ende?

Po, aty jeton im atë.

Çfarë kujtimesh keni nga Sportingu?

Më të mirat që mund të ekzistojnë. Kam qëndruar në atë skuadër nga mosha 12 vjeç deri në 22. Aty mësova gjithçka.

Është një akademi e mirë?

Ka qenë gjithmonë. Mund të krahasohet me atë të Ajaksit, edhe pse ka një filozofi loje ndryshe. Aty kanë dalë lojtarë si Simao, Ronaldo, Nani.

Me kë rastisët të luani kur ishit në skuadrën e parë?

Ishte një ekip me emra të mëdhenj. Luanin Balakov, Juzhoviak, Soza, Paçeko, Luisinjo, Venanzio, Karlos Manuel dhe të tjerë. Jam stërvitur me njerëz si Robson dhe Keirozh.

E kujtoni sfidën në 1994-1995 ndaj Realit?

S’kam shumë memorie për gjërat konkrete, por atë e mbaj mend. Ishte historike.

Ishte hera e parë që shkelnit në Bernabeu?

Jo. Kisha luajtur më parë edhe me kombëtaren time.

Figo vs Guardiola

Po nga Barcelona çfarë kujtimesh keni?

Mua askush nuk më ka dëgjuar të flas keq për Barcelonën, pavarësisht faktit se si shkuan gjërat aty. Ishte një etapë fantastike që më rriti shumë si futbollist.

E kujtoni shprehjen: “Qaramanë të Realit, përshëndesni kampionët e Barçës”?

Këto janë gjërat e tifozëve, por ka ndodhur pasi Barcelona bëri dopietë në atë kohë dhe te Reali aluduan për ndihmë nga palët e treta. Ishte qesharake.

Si e njohët Krujfin?

Ishte fat që e njoha. Me të mësova një filozofi, e cila vazhdon të jetë ende në futboll. Ishte revolucionar.

Si punonte?

Ishte shumë specialist. Ai fliste me numra. Thoshte: shtata, nënta, dhjeta.

Mund të krahasohet me Guardiolën?

Pep është një perfeksionist. Është i çmendur pas futbollit. Kur luante, kuptohej që i pëlqente shumë të drejtonte skuadrën.

Si ndiheshin shokët e tij?

Ishte një tregues që ai donte të fitonte gjithmonë.

Po me Raulin çfarë raporti kishit?

E gjithë bota e di çfarë figure është ai për Madridin. Ishte një shembull për të gjithë të tjerët.

Pse vendosët të transferoheshit te Reali?

Ky është një diskutim i së shkuarës.

Ka diçka që njerëzit nuk e dinë?

Duhet të dëgjojmë më mirë versionin e Nunjezit.

Si ishte lajmi i parë për transferimin tuaj në Madrid?

I thanë agjentit tim që kishte interes nga Reali. Florentino Perez nuk njihej shumë në botën e futbollit në atë kohë.

Çfarë ndodhi kur firmosët?

Unë nuk kisha firmosur asgjë, sepse isha me pushime. Kontratën e kishte firmosur agjenti im.

Nuk ishit i bindur për t’u larguar?

Për shumë arsye. Në Barcelonë kishte zgjedhje për presidentin në atë kohë dhe Gaspart donte që unë të qëndroja.

A ju zinte gjumi një ditë përpara se të luanit në “Kamp Nou” me fanellën e Realit?

Bëja gjithmonë gjumë të rehatshëm.

Ato fërshëllima nuk harrohen kurrë…

Ishin brenda futbollit. Mendoj se disa fërshëllima nuk ishin vetëm për mua, por për të gjithë skuadrën. Nuk ndodhi asgjë jashtë futbollit. Çfarë ju shqetësonte më shumë nga shtypi katalanas në atë kohë? Nuk më pëlqente fakti që merreshin me familjen time. Të tjerat nuk kishin shumë rëndësi.

Figo real

Ishit ju lojtari më i veçantë për lojën nga krahët?

Jo. Ka shumë të tjerë. Lojtarë si Hazard, Hezus Navas dhe Lukas Vaskez. Në vendin tim luajnë gjithashtu Ronaldo dhe Bejl.

Transferimi juaj në Madrid ishte fillimi i një tjetër epoke…

Po, është e vërtetë. Isha “galaktiku” i parë që u transferova në Madrid. (qesh)

Thoshin që ju dhe Zidan nuk ia pasonit topin njëri-tjetrit.

Këto janë budallallëqe. Kjo histori doli nga një analizë që bëmë në qendrën stërvitore. Pamë një ndeshje dhe rezultoi që nuk kishim pasuar aq sa duhet.

Me kë ndiheshit më mirë në fushën e lojës?

Me Raulin dhe Morientesin. Sigurisht që edhe me Zidanin, Roberto Karlosin dhe Salgadon.

Si ishte koha me Del Bosken?

Shumë e mirë. Ishte një person korrekt. Pata fat ta kisha si trajner.

Kishte smirë mes “galaktikëve”?

Nuk besoj te këto gjëra. Nëse do të kishte të tilla gjëra, nuk do të ishim kuptuar mirë në fushën e lojës.

Me kë i ruani ende raportet miqësore?

Me të gjithë. Me Ronaldon, Zidanin, Hierron, Raulin dhe Bekhamin.

Përshkruajeni me një fjalë Figon.

Punëtor.

Ronaldon.

Përcaktues.

Raulin.

Fitues.

Zidanin.

Estetikë. Ishte shumë elegant.

Po Bekhamin?

Cilësi. Ishte profesionist i madh.

Çfarë menduat kur nënshkruan kontratë me ju?

Nuk ishte keq, sepse Reali po forcohej nga dita në ditë.

Ju vjen keq që tani nuk jeni drejtor sportiv te Reali?

Është një rol shumë i veçantë, sepse Reali afron gjithmonë futbollistët më të mirë dhe nuk ka nevojë për drejtorë.

INCHEON, REPUBLIC OF KOREA:  Portugal's Luis Figo gestures, 14 June 2002 at the Incheon Munhak Stadium in Incheon, during first round Group D action between Portugal and Korea in the 2002 FIFA World Cup Korea/Japan.  Korea defeated Portugal 1-0 to advance to the second round.  AFP PHOTO/CHRISTOPHE SIMON (Photo credit should read CHRISTOPHE SIMON/AFP/Getty Images)

Cili ishte gabimi më i madh që ka bërë Florentino Perez?

Për mendimin tim, e la shumë pas dore anën komerciale të futbollit. Ajo është shumë e rëndësishme në ditët e sotme.

Lojtarët sillen keq. Pse e ka thënë Perez këtë?

Nuk e di. Duhet të pyesni atë.

Pse nuk luanit kohët e fundit?

Ishte e çuditshme. Isha gjithmonë në anën e lojtarëve që do të luanin në formacion, por gjatë një jave nuk u futa në fushë.

Ishte krisja e parë mes jush dhe Realit?

Po.

Ju ka surprizuar Zidani si trajner?

Ajo që ka bërë është fenomenale. Nuk është e lehtë të marrësh ekipin në mes të sezonit dhe ta nxjerrësh kampion.

E shihni Raulin si presidentin e ardhshëm të Realit?

Nuk e di. Atij i pëlqen shumë të rikthehet në atë klub.

Po juve, ju pëlqen?

Nuk po mendoj për këtë. Nëse gjërat do të ndodhin më vonë, unë jam i hapur për gjithçka.

Nuk ju kanë ftuar?

Jo, jo.

Çfarë raporti keni me Ronaldon?

Mendoj se kam raport të mirë, të paktën nga ana ime. Nuk e shoh shpesh në Portugali, por ai ka jetën e tij. E ndjek me admirim atë që po bën dhe jam i lumtur për të. Është duke u përmirësuar çdo vit duke bërë histori në futboll.

Duke e kaluar Eusebion?

Nuk e kam parë të luante, por e vlerësoja shumë si njeri. Nuk mund t’i krahasoj, sepse secili bën historinë e tij në epokën kur luan. Në numra, Ronaldo i kalon të gjithë.

Artikulli paraprakRooney dhe Mkhitaryan hiqen nga lista e United-it
Artikulli tjetërNuk do e besoni se kush e ka blerë vilën e Al Kapones