Skuadra që mban rekordin e fitoreve të një pas njëshme vjen nga qyteti i vogël skocez East Killdide. Skuadra e ligës së pestë me një qytet që ka 80 mijë banorë, ka shënuar fitoren e 27 me radhë pas triumfit 3:1 ndaj BSC Glasgow dhe kështu e theu rekordin e Ajaxit të famshëm nga edicioni 1971/72.
Edhe pse rekordi i tyre nuk do të shënohet në librin e Guinness, pasi është klub i vogël dhe i ligës së pestë, megjithatë skocezët ia kanë uruar këtë rekord të jashtëzakonshëm.
East Kilbride javën e kaluar pas fitores së 26-të, ka shkruar në Twitter për këtë të arritur të madhe duke tejkaluar rekordin e Ajaxit, ndërsa holandezët ia kanë uruar. Një javë më vonë nga klubi i madh evropian erdhi edhe në dhuratë.
Pas ndeshjes kundër BSC Glasgow në fushë hyri një kampion i vogël me 27 gajbe mirra dhe dy shishe shampanjë cilësore. Poashtu përmes llaptopin morën porosi në Tëitter nga legjenda e Ajaxit, Edwin van der Sar, aktualisht drejtori i marketingut te klubi holandez.
“Ky është suksesi më i madh në historinë e klubit tonë.Të thyhet rekordi i Ajaxit të madh të Cruyff?! E pabesueshme”, ka thënë Martin Lauchlan, ish futbollisti skocez i cili këtë vit e drejton skuadrën East Kilbride.
“Po çfarë thonë te Guinness, ne jemi rekordi. Edhe te Ajaxi i madh tashmë këtë e dinë” thanë qytetarët e këtij e klubi simpatik, festa e të cilëve është shumë e madhe.